Durrës, 6 gusht 2014 – Burrnesha Diana Rakipi, me banim në Durrës, që shumë banorë të vjetër të qytetit e njohin edhe si “Lali” shpesh është bërë subjekt shkrimesh e filmimesh të mediave botërore që nga Nju Jork Tajms-i e Rojters-i deri te japonezja Mainiki Shimbun.
Përsëri prestigjozja britanike “The Guardian” ka një shkrim të gjatë, të shoqëruar me foto për burrneshën Diana.
Artikulli është shkruar nga Emilienne Malfatto, franceze e diplomuar për shkencë gazetareske në vitin 2013, dhe nga Jelena Prtoric, e revistës amerikane Rrolling Stones dhe kontribuese në gazetën “Le Monde”.
Artikulli shoqërohet edhe me dy foto të Dianës të bëra nga fotoreporteri Arben Celia. Ndërsa rrëfen për lexuesit britanik historinë e jetës së saj dhe vendimin e marrë për t’u kthyer në burrneshë (fakte që tashmë lexuesi shqiptar i njeh) Diana shprehet diku gjatë intervistës se ka qenë e vendosur ta ruante virgjërinë e saj, një element ky përcaktues për burrneshat shqiptare.
E ngacmuar nga gazetaret lidhur me këtë çështje, pyetjes se nëse do të ngacmohej nga një mashkull çfarë do të bënte, Diana jep një përgjigje mjaft lakonike: “Do t’ia prisja…”.
/gje.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





