Bursa e karburanteve, korrik 2013

08/07/2013 - 22:34

TIRANË, 8 korrik 2013 – Vet Agjencia e Prokurimit Publik e ka bërë si normë të publikojë çmimet në bursë të karburanteve.

Kjo gjë ka të bëjë me faktin se administrata dhe entet publike qendrore dhe vendore janë konsumatorët më të mëdhenj të naftës, benzinës e llojeve të tjera të karburanteve, prandaj publikimi i nivelit të çmimeve në bursë orienton prokuruesit dhe kontraktuesit për nivelin e fondeve dhe ofertave.

Nga ana tjetër, organet tatimore dhe doganore orientohen për vjeljen e detyrimeve nga subjektet importuese me shumicë.

“Dyrrah”-u, ashtu si dhe agjencitë e huaja të lajmeve, po boton faksimilet e tabelave të bursës së karburanteve (sipas Agjencisë së Prokurimit Publik në buletinin e 8 korrikut 2013).

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/ 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: