Shpallet konkurs ndërkombëtar nga Visegrad Fund, afati deri 31 janar 2014
DURRËS, 6 janar 2014 – Edhe shqiptarët mund të përfitojnë bursa 2 300 euro për semestër për master dhe PhD në një nga universitetet evropiane. Fondi Ndërkombëtar i Vishegradit (Visegrad Fund) fton studentë dhe specialistë në konkurrimin për në universitetet e vendeve të të ashtuquajturit Grupi i Vishegradit (Republika Çeke, Hungari, Poloni, Sllovaki). Bursat (In-Coming Scholarships) ndahen me afate nga 1 deri 4 semestra për master ose PhD. Gjatë gjithë periudhës së bursës pjesëmarrësi i programit punon në universitetin pritës sipas temës së projektit akademik (kërkimor). Pjesëmarrësve të programit u paguhen 2 300 euro për semestër. Universiteti, që pranon bursistin e Fondit të Vishegradit, merr 1 500 euro/semestër. Bursistët që banojnë në një distancë mbi 1 500 km nga universiteti pritës, mund të marrin kompensim për udhëtimin (travel-grant). Gjuha zyrtare e Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit është anglishtja. Në konkursin e bursave mund të marrin pjesë shtetas nga Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Gjeorgjia, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Rusia, Serbia, Ukraina. Afati i fundit për aplikimet në program është 31 janar 2014. Për hollësi shih në:http://visegradfund.org/
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





