Afati përfundimtar për shqyrtimin dhe miratimin e bursave, për të gjitha kategoritë e shkollave

Përcaktohet numri i kuotave financiare të ushqimit në mensa e konvikte, bursat e shtetit dhe pagesat e nxënësit në institucionet e arsimit publik, për vitin 2012-2013. Kështu, ditën e djeshme Këshilli i Ministrave miratoi vendimin në mbështetje të ligjit nr. 10 289, datë 17.6.2010, “Për mënyrën e trajtimit ekonomik e financiar dhe për dhënie ndihme të menjëhershme familjeve të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që humbin jetën në krye apo për shkak të detyrës”, të ligjit nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 29, të ligjit nr. 8872, datë 29.3.2002, “Për arsimim dhe formim profesional në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 57, të ligjit nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr. 7889, datë 14.12.1994, “Për statusin e invalidit”, të ndryshuar, të ligjit nr. 8153, datë 31.10.1996, “Për statusin e jetimit”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr. 10487, datë 5.12.2011, “Për buxhetin e vitit 2012”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës.