TIRANË, 4 dhjetor 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, në kuadër të vizitave që po zhvillon në Bruksel për Ministerialin e NATO-s, morri pjesë në aktivitetin e zhvilluar nga “ Friends of Europe”. 

Gjatë prezantimit të tij, ministri Bushati vuri theksin në integrimin evropian duke u shprehur se është i një rëndësie të veçantë politiko-shoqërore për vendin. 

Në panel ishte i ftuar edhe Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule. 

Gjatë ligjeratës së tij, Fule deklaroi se dhënia e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë është një proces politik. 

Gjithashtu, ai u shpreh entuziast për qeverinë e re dhe bashkëpunimin me opozitën, sikurse dha mbështetjen e tij për të përkrahur Shqipërinë në rrugën e integrimit evropian.