Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i bëri sërish apel politikës për pakt kombëtar për Europën.
Deputeti socialist kujton se Shqipëria ka humbur shumë shanse në rrugën drejt integrimit europian.
"Për këtë proces na duhet konsensus kombëtar. Ne kemi notuar kundër rrymës prandaj kam propozuar pakt kombëtar për Europën. Kur flasim për Europën ne na duhet të përcaktojmë së bashku themelet e shtëpisë, ato burime financiare dhe ligjet që duhet të bëhen që pavarësisht se kush e drejton këto të konsiderohen si investim. Duhet të kemi guxim për të projektuar të ardhmen tonë. Kush thotë se humbëm një shans në 1995-1996 nuk thotë të vërtetën. Jemi vendi që nuk na janë ndarë për 30 vite çështjet e reformës zgjedhore apo reformës në drejtësi."





