DURRES, 9 nëntor 2013 –Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, pyetjes së një të politikani te ri serb në lidhje me marrëdhëniet që shteti shqiptar do të ndërtojë me shtetin e Serbisë, ka deklaruar se:
“Kryeministri i qeverisë shqiptare për herë të parë pas 20 vitesh do të zhvillojë një vizitë zyrtare ne Serbi dhe do të takohet me homologun e tij serb ku janë parashikuar nënshkrimi i disa marrëveshjeve ekonomike. Bashkëpunimi do të jetë në sektorin e transportit, turizmit dhe bujqësisë. Ne i qëndrojmë bashkëpunimit të ngushtë me Serbinë, ashtu si me shtetet e tjera fqinje".
Këtë qëndrim, Bushati e ka shprehur në seminarin “Akademia Rajonale për Demokracinë, i cili u mbajt në Durrës.Ne kete seminar jane mbledhur udhëheqës politikë dhe civilë të 7 vendeve të Ballkanit. Programi financohet nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Ndërkombëtar i Vishegradit.





