I ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, deputeti socialist Ervin Bushati komentoi protestën e djeshme të thirrur nga presidenti Ilir Meta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Për Bushatin ajo çfarë ndodhi dje ishte “një teatër politik” ndërkohë  që prioritet i shqiptarëve duhet të jetë rritja ekonomike dhe jo hallet e politikanëve se nuk i rri mirë një karrige apo kostum presidenti

Prioriteti i shqipëtarëve duhet të jetë sfida e qeverisjes, sfidat që ne i kemi si shoqëri siç janë rindërtimi, intergrimi, reforma në drejtësi, rritja ekonomike dhe më shumë para. Hallet e politikanëve se nuk i rri mirë një karrige apo kostum presidenti apo nesër duan të bëhen kryeministra nuk duhet të jenë hallet e shoqërisë.

Më vjen keq që presidenti sot tërheqi vëmendjen aq më tepër kur dje duhet të flitej për një rast historik, hapjen e negociatave. Presidenti në të njëjtën ditë që u mor 1.5 miliardë euro për të rindërtuar Shqipërinë, po atë ditë filloi të dalë me Kushtetutën për të tërhequr lajme. A e bën mirë këtë Presidenti? Lajmet këtë duan se nuk mund të merren me lajmin e mirë. Dje e pashë që ky teatri i opozitës, kjo opozitë teatrale do marrë lajm, patjetër, sepse të bësh punën dhe të marrësh ftesën nga Bashkimi Europian ndonse është ëndrra e gjithë shqiptarëve nuk mori asnjë lajm nëpër media.

Kishte dalë si Hugos Chaves me një gjerdan si boksier, me një modele, me 7 flamuj të ndryshëm si ato që japin shenja kur ulen avionët. E gjitha ishte teatrale dhe normal që do të tërhiqte vëmendjen se një raport i thatë me shumë faqe

Ai ishte event politik, jo presidencial. Aty janë parti politike që kanë angazhuar njerëzit. Ne e dimë që kanë ata mbështetës. Ata mbështetës që ditën e parë që kanë dalë në opozitë kërkojnë zgjedhje të parakohshme. Ne e dimë këtë. Por nuk kërkohet me protesta me molotov, as me mimoza. Se mimozat i kishin shkulur dje, unë nuk di të shiten mimozat në ndonjë dyqan. Dhe ato që kishte në dorë ishin nga ato mimozat që shkulen nga pemët e qytetit të Tiranës.

Kanë shkuar ose në Dajt ose nëpër pemët e Tiranës kanë shkuar të prenë mimoza. Pse kështu bëhët shteti, duke protestuar Presidenti me gjerdan boksi dhe mimoza të vjedhura?! Jo nuk më duket normale, por është e drejta e tyre të protestojnë qetësisht. Ashtu si kishin shkulur mimozat kishin shkulur flamurin amerikan, sepse u distancua dhe ambasada amerikane pas gati 20 minutash. Kjo është teatrale. Është teatër politik që nuk e ndihmon Shqipërinë.”