Në konferencën ndërkombëtare "Serbët dhe Shqiptarët – Në cilin drejtim?", ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati tha se janë ndërmarrë hapa pozitivë dhe vendet tona duhet të kalojnë plagët e së kaluarës. Bushati tha se procesi i dialogu dhe normalizimit duhet të përfundojnë me një njohje të ndërsjellët dhe të ndriçojnë rrugën mes Serbisë dhe Kosovë.

"Urojmë që procesi i normalizimit Kosovë- Serbi të përfundojë me njohjen e njëri- tjetrit.

Serbia nuk e ka të kristalizuar marrëdhënien me NATO-n. Duhet t'i kujtojmë Serbisë që në rrugën e procesin evropian vendet kanë disa detyra, në raport më politikën e jashtme dhe të sigurisë. 

Procesi i dialogu dhe normalizimit duhet të përfundojnë me një njohje të ndërsjellët dhe të ndriçojnë rrugën mes Serbisë dhe Kosovë.

Procesi i pajtimit është një proces më i gjerë dhe i dhimbshme. Nuk është një proces që mund të arrihet duke glorifikuar të keqen. Ndërkohë që rruga jonë duhet të jetë drejt Brukselit. Ne vlerësojmë hapat që janë hedhur në Serbi për të trajtuar të shkuarën, si dhe hapat që janë hedhur në Kosovë, apo dhe Bosnje.

Ne po jetojmë kohë më të vështira dhe është e rëndësishme që të jemi më solidarë më njërit-tjetrin", tha Bushati.