Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka uruar Kyriakos Mitsotakis për fitoren në zgjedhjet e djeshme në Greqi.
Përmes një mesazhi në “Twitter”, thekson rolin e rëndësishëm të Greqisë në integrimin evropian të rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë.
Po ashtu ai falënderon dhe ish-kryeministrin Aleksis Tsipras dhe ish-ministrin e Jashtëm grek, njëherësh ish-homologu i tij.
“Urime Mitsotakis dhe Demokracia e Re për fitoren. Si anëtare me përvojë e BE, Greqia ka një rol të rëndësishëm në integrimin evropian të rajonit tonë. Besojmë se lidhjet do të forcohen më tej në dobi të vendeve dhe popujve tanë. Mirënjohje për Tsipras dhe Nikos Kotzias, të cilët ndihmuan në përmirësimin e marrëdhënieve dhe kanë sjellë stabilitet shumë të nevojshëm në Ballkanin Perëndimor përmes marrëveshjes së Prespës”, shkruan Bushati.





