3nentor 2015 – Pasi shefi i kabinetit të tij u thirr për ushtar nga Greqia, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati bëhet protagonist në një incident me flamurin tonë kombëtar. Ai ka zhvilluar një vizitë në Argjentinë, ku është takuar me përfaqësues të lartë të vendit të largët. Bushati ka postuar në Twitter një foto me Presidentin e Senatit në Argjentinë, i cili ka dhuruar atij edhe bluzën me numrin 10 që mban Leo Mesi, por kësaj here në bluzë ishte stampuar emri i ministrit. Por në sfond bie në sy  flamuri ynë kombëtar që është prodhim kinez.

Pra, nuk është flamuri në formën e rregullt, i përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministrave ku këmbët dhe kthetrat janë të fryra dhe jo të holla si ato në flamurin zyrtar.

/portali DurresLajm/