Florian Bushi shiton nurmin e të dyshuarve për nxjerrje të informacioneve sekret të SHISH.

Para hetuesve të çështjes, në prani të avokatit, mësohet se inspektori Bushi ka pretenduar se për informacionin që i është gjetur Ilir Memushajt në telefon, kanë akses edhe dy persona të tjerë të institucionit.

Pavarsisht njohjes që ka Bushi ka pretenduar se nuk ka qenë ai që i ka dhënë informacione Memushaj, duke hedh dyshime te dy kolegët e tjerë që kanë akses në kompjuterin ku edhe ai punon.

Bazuar në dëshmin e inspektorit Bushi, mësohet se prokuroria do të marr në pyetje dhe verifikoj telefonatat edhe të dy punonjësve të tjerë të SHISH-it për të individualizuar përgjegjësin penale. Nga ana tjetër, hetuesit thanë se do të verifikohet koha kur i janë dërguar fotot Memushajt me kohën kur inspektori Bushi ka qenë në detyrë për të parë nëse përgjimet i janë dërguar gjatë orarit zyrtar të punës.

Pas këtij skandali të ndodhur në zyrat e SHISH, mësohet se me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm Visho Ajazi, janë shtuar masat e sigurisë në institucion. Burimet thonë se asnjë punonjës i institucionit nuk do të ketë në zyrë aparatin celular.

Shkak për ashpërsimin e masave, është bërë arrestimi i inspektorit Florian Bushi, i dyshuar si personi përgjegjës i nxjerrjes së sekretit të institucionit, duke i dërguar disa foto me përgjime telefonike shtetasit Ilir Memushaj.

Këto përgjime, sipas akuzës, konsistojnë në komunikimet telefonike të një grupi personash nga Fieri që dyshohet se merren me trafik droge ku në mesin e të përgjuarve ishte edhe shtetasi Denis Kasa, i cili u vra në një prit mbrëmjen e 8 janarit në rrugën Fier – Vlorë, ku mes të dyshuarve është edhe shtetasi Ilir Memushaj, në telefonin e të cilit u gjetën këto përgjime.