Sulmuesi Tomislav Bushiç foli pas ndeshjes me Flamurtarin ku u shpreh: 

Si është të stërvitesh me Flamurtarin dhe të luash me Teutën? 

Një situatë e vështirë për të gjithë jo vetëm për mua. Ishte shumë e vështirë për mua. Luajta 3 vite me fanellën e Flamurtarit, pata shumë emocione në këtë ndeshje. 

Goli i anuluar? 

Po, po ishte pozicion i parregullt. 

Si nuk i ngatërrove shokët e skuadrës? 

Flasim në fushë, por jemi profesionistë. Jam shokë me të gjithë, por tani jam pjesë e Teutës. I uroj suksese të gjithë çunave. 
Kur ishit kapiten i Flamurtarit, ankoheshit për arbitrat.

Shpresuat që sot arbitrat ta penalizonin Flamurtarin? Sa e ndihmuat Shkëmbin me taktikat e Dajës?

Fola me Shkëmbin për taktikat e Dajës dhe për goditjet standarte. Tani jam pjesë e Teutës  dhe normalisht që do e ndihmoj skuadrën. 

Festa e golit… 

Festa e lojtarëve të Flamurtarit, është festa ime. Ata më provokuan (qesh).