Ndeshja e Partizanit dhe Teutës, është padyshim sfida që “vjedh” më shumë vëmendjen e publikut këtë javë, jo vetëm nga vendi në renditje, por edhe nga loja që kanë bërë këto skuadra.
Sfida do të luhet të premten në orën 18:00 dhe të dyja ekipet janë gati për këtë sfidë delikate. Tomislav Bushiç, afrimi i ri i Teutës në merkaton e janarit ka deklaruar:
“Me Skënderbeun krijuam raste, por nuk shënuam dhe ata barazuan. Shpresojmë të bëjmë më të mirën në stërvitje dhe të marrim maksimumin ndaj Partizanit. Është një ndeshje shumë e vështirë dhe me Partizanin është gjithmonë luftë. Duhet të tregojmë muskujt dhe të luajmë si burrat. Vetëm kështu mund të fitojmë. Une mendoj se objektiv i skuadrës është Europa, por nëse fitojmë me Partizanin diferenca shkon në 7 pikë, kur mbeten edhe shumë ndeshje, prandaj mund të shkojmë shumë më përpara”, ka thënë Bushiç.
Ndërkaq ka folur edhe Kallaku dhe u shpreh: “Mendoj se çdo lojtar jep maksimumin, kjo është psikologjia jonë që luajmë te Teuta. Maksimumin do e japim edhe ndaj Partizanit, pasi duhet vlerësuar dhe jo mbivlerësuar. Do shkojmë vetëm për tre pikët”.





