DURRËS, 29 nëntor 2014 – Një tjetër këngëtar ka vënë në rrezik jetën, teksa gjatë performancës në skenë është rrëzuar. Ndalemi tek Busta Rhymes, i cili fatmirësisht është mirë, por nuk ka mundur dot të vijojë koncertin e tij për shkak të plagëve të marra. Reperi u rrëzua nga skena gjatë një koncerti në New York, ku edhe ka pësuar lëndime serioze. Ai menjëherë u transportua në spital i përgjakur dhe me lëndime në kokë, teksa nuk u kthye për të vijuar koncertin. Ai ka shfrytëzuar Twitterin për të lajmëruar të gjithë fansat e tij.
“Unë falenderoj të gjithë ata që janë interesuar për shëndetin tim. Sa për informacion, jam super mirë. Kur e dashuroni atë që bëni, ju jeni pasionantë. E kur jeni pasionantë, atëherë duhet që të bëni shumë për të fituar. Jam ende në nivel të lartë për këtë”, ka thënë ai.





