Durrës, 30 qershor 2014 – Foleja Kombëtare denoncon hipokrizinë e reagimit të sotshëm të Kishës Ortodokse në Durrës, e cila thotë se është "dakort që busti i Imzot Theofan Nolit të vendoset në Durrës." 

"Nëse priftërinjtë e KOASH mendojnë se janë kryebashkiakë ky është problemi i tyre. Kërkesa e dorëzuar që më datë 18 qershor kërkon që busti të vendoset në Kishën Ortodokse të Durrësit, ku Hirësi Theofan Noli ishte mitropolit dhe jo "diku në Durrës".  

"Foleja Kombëtare" nuk ka bërë as pamflete e as ultimatume. Kërkesa është dorëzuar që më datë 18 qershor. Nëse ata duan të japin përgjigje pozitive që busti të vendoset në oborr të Kishës, ne marrim përsipër që të financojmë dhe ndërtojmë një bust edhe më të madh për Mitropolit Theofanin. Kisha Ortodokse në Durrës me hipokrizi nuk mund të manipulojë opinionin publik. Le të na thotë që e pranon bustin e Mitropolitit dhe ne do ta financojmë, do ta ndërtojmë dhe do ta çojmë sa më shpejtë në Kishën e Durrësit!