Busti i ish-Sekretares Amerikane të Shtetit Hillary Clinton, u vendos dje në bulevardin qendror të qytetit të Sarandës.
Pas një vendimi të marrë pak kohë më parë nga Këshilli Bashkiak, vepra skulpturore u bë realitet nga skulptori durrsak Idriz Balani.
“Ne jemi të bindur se busti i Hillary Clinton-it, si figurë emblematike e politikës dhe diplomacisë amerikane, me kontribute të drejtpërdrejta edhe për popullin shqiptar, i bën nder Sarandës, qytetarëve dhe miqve të saj, kudo në botë”,tha gjatë një ceremonie kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Floriana Koka.





