9tetor 2015 – Javët e fundit është spekuluar se rrjeti social “Facebook” do të bëjë disa ndryshime në butonin e saj Like (Pëlqej). “Engadget” ka siguruar disa detaje rreth ndryshimeve që planifikon ‘Facebook-u’ për butonin Like.
“Facebook” është duke lancuar diçka të re të cilën e quajnë Reactions (Reagime), si dhe mundësinë për të klikuar Like në një postim dhe gjithashtu që të tregoni se si ndiheni në lidhje me atë postim.
Përdoruesit do të kenë mundësinë që të tregojnë ndjenjat dhe reagimet e tyre në postimin të cilin janë duke e pëlqyer dhe këto reagime do të tregojnë se si ndihen ata në lidhje me atë postim.
Ende nuk është bërë e ditur se kur do të ndodhë ky ndryshim. /balkanweb/