Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasadorja Yuri Kim shkruan se AADF nuk ka asnjë përfitim me menaxhimin e Butrintit, duke shtuar se në fakt kanë investuar në vendin tonë 100 milionë dollarë.
“FAKT: Nuk ka qenë kurrë për fitim apo shfrytëzim. AADF u krijua në 2009 me USAID. Në mbështetje për zhvillimin e sektorit privat të qëndrueshëm dhe demokracisë në Shqipëri. Që atëherë, AADF ka dorëzuar 100 milionë dollarë+ në 70+ projekte në Shqipëri, duke krijuar 6000+ vende pune dhe duke tërhequr 300 milionë dollarë+ nga investitorë të tjerë,”-shkruan amasadorja Kim.





