DURRËS, 16 janar 2015 –  Kryetari i Partisë Demokratike, dega Durrës, z. Osman Stafa, pas një takimi me mediet lokale të qytetit është prononcuar, përmes një statusi  në rrjetin social facebook kundër buxhetit të miratuar nga Bashkia duke e konsideruar atë "pa vizion". Ja ç'shkruan Stafa: 

"Mungesë totale trasparence e buxhetit 2014. Mungesë pakete fiskale e vitit 2015. Mungesë totale komunikimi, debati me qytetarët, grupet e interesit dhe ekspertet përkatës.

Prej 8 vitesh i njëjti model, i njëjti koncept, i njëjti format buxheti. Mungesë prioritetesh dhe politika zhvillimore ekonomike. Buxhet që planizon gjoba ndaj qytetarëve dhe tatimpaguesve të tij .Buxhet që 57% të shpenzimeve shkojnë për personelin dhe administratën e Bashkisë. Ky buxhet po përdoret si një mekanizëm nga Kryetari në ikje i Bashkisë duke lënë një gropë të hapur kundër interesave të Qytetarëve Durrsakë. Ne nuk pranuam të miratojmë një buxhet, i cili në vetvete legjitimon dhe institucionalizon paaftesin dhe hajdutërinë".