Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj teksa diskutonte në Komisionin e Sigurisë për Buxhetin 2019, është shprehur se me buxhetin e parashikuar për Ministrinë që ai drejton nuk është parashikuar rritje page për punonjësit e policisë.
Lleshaj ka zbuluar edhe rrogën që merr, duke e krahasuar atë me një rrogë të rojes së ministrit të Brendshëm në Kosovë.
"Me këtë buxhet nuk është parashikuar rritje page për punonjësit e policisë. Sigurisht që duhet rritje dhe do parashikohet në 6-mujorin e dytë.
Gjatë një takimi që pata me ministrat e Ballkanit mora vesh se roja i ministrit të Brendshëm të Kosovës tha se merrte 900 euro pagë. Roja atje merr aq pagë sa kam edhe unë", tha Lleshaj.





