Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj gjatë fjaës së tij në Kuvend për buxhetin 2022, u shpreh se pandemia dhe tërmeti ishin fatkeqësi të mëdha si për Shqipërinë por dhe për shtetet e tjera.

Megjithatë ai tha se sot Shqipëria por rimëkëmbet me rritmet më të shpejta në rajon.

Sipas Ahmetaj, një indikator pozitiv i ekonomisë shqiptare është balanca korrente. Ai tha se diferenca mes investimeve dhe defiçitit është pozitive në favor të investimeve.

“OJQ dhe JOF thonë që ekonomia rritet. Punësimi dhe pagat a po rriten, pavarësisht çfarë thuhet nga kryetari tuaj, e vërteta është që pagat po rriten dhe do të vazhdojnë të rriten, nga 40 për qind për inferimerët. Kush është këtu ekonomist, Tabaku apo Spaho e kuptojnë çfarë do të thotë balancë korrente. Balanca korrente është diferenca midis investimeve dhe defiçitit, dhe është pozitive në favor të investimeve. Shikojeni është statitstikë. Shërbimet publike po përmirësohen? Ka vend për t’u përmirësuar? Po, por janë 94% e shërbimeve që janë online. Doni t’i referoheni FMN-së çfarë ndodhi me pandeminë dhe tërmetin? Gjëma ndodhi, pse po e mohojmë ne? U bë borxhi…patjetër, në këtë kohë si këto, jo vetëm financat publike të gjithë ata që kanë lexuar e kuptojnë që zgjidhja është zgjerimi. Thamë që do të bëjmë këtë që të ringrihemi edhe më shpejt. Diskutim për statistikat, unë nuk bëhem pjesë as t’i ironizojë. Shërbimi ndaj qytetarëve është kryefjala e këtij buxheti.”, tha Ahmetaj.