Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka deklaruar se projektbuxheti i shtetit për vitin 2023 merr 130 mln euro taksa shtesë nga qytetarët shqiptarë për të paguar 120 mln euro koncesione/PPP.

Sipas Tabakut, ky buxhet nuk i përgjigjet nevojave të shqiptarëve, nuk merret me inflacionin e rritur, as me rritjes së kësteve të kredisë dhe as me rritjen e faturave të arsimit.

Depudetja e PD shton se ky buxhet shton me 17 mln euro kostot për profesionistët e lirë si dhe rrit taksat.

“Ky është buxheti që po diskutohet tani në parlament. A i jep buxheti përgjigje nevojave që kanë shqiptarët? A merret buxheti me inflacionin e rritur që ka shkuar në 30% e që po varfëron çdo shqiptar? A jep përgjigje rritjes së kësteve të kredisë? Që sot po ulin konsumin dhe po varfërojnë familjet? A i jep përgjigje sot faturave të rritura të arsimit? Energjisë? Në mënyrë absolute jo!

Nuk merret me asnjë nga këto shqetësime. Përkundrazi, shton me 17 mln euro kosto për profesionistët e lirë! taksa të rritura! Merr 130 mln euro taksa shtesë nga qytetarët shqiptarë për të paguar 120 mln euro koncesione/PPP. Pastaj pyesim veten përse shqiptarët po largohen?! Largohen pasi ndjehen të pasigurtë!’- shprehet Tabaku.