TIRANË- Buxheti i vitit 2013 i Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit ka sjellë debate mes mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Medias. Opozita i ka kundërshtuar kërkesat për shtim fondesh për KKRT, pasi ky institucion nuk ka mbledhur detyrimet nga operatorët prej vitit 2009. Ndërsa, mazhoranca ka kërkuar që të nxitet KKRT që të bëjë punën dhe të mbështetet në kërkesat e saja. 

“Nuk mund të ketë as arsye dhe as logjikë për ta mbështetur, kur KKRT nuk zbaton ligjin dhe nuk është e aftë të mbledhë detyrimet karshi operatorëve të licencuar. Nxisim KKRT të zbatojë ligjin, të mbledhë detyrimet financiare karshi operatorëve të licencuar dhe pastaj të vijmë këtu dhe të bëjm kërkesa“,- theksoi Alfred Dalipi, deputet i PS-së. 

“Kjo shumë e pambledhur, ku 4 % e buxhetit cdo vit e KKRT-së përvecse rëndon mbi punën e KKRT-së ka plot arsye të tjera të cilat lidhen me gjërat që nuk janë në vullnetin e KKRT-së që nuk janë mbledhur.“, ui shpreh Sami Neza, nënkryetar i KKRT-së. 

Në këtë mbledhje janë miratuar me votat e mazhorancës të gjitha buxhetet për vitin 2013, që kanë ardhur në Komisionin e Medias dhe Arsimit.