Të hënën më datë 23 dhjetor do të zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Durrësit. Në rend dite janë 3 pika, ku pritet të miratohen mandatet e 4 anëtarëve të KB, si dhe mbarimin përpara afatit të mandatit të këshilltares Anila Kapidani.

Po ashtu, pika më e rëndësishme është dhe miratimi i buxhetit të bashkisë Durrës për vitin 2020 si dhe projekt-buxheti afatmesëm i bashkisë së Durrësit për vitet 2020-2022.