DURRËS, 20 maj 2015 – Më 18 maj 2015, Këshilli Bashkiak i Durrësit me shumicë votash miratoi propozimin e kryebashkiakut në detyrë dhe kandidat për një mandat të tretë Vangjush Dako për buxhetin shtesë prej 532 146 130 lekë.
Në relacionin mbi buxhetin shtes të bashkisë Durrës për vitin 2015 thuhet se, nga rakordimet e bëra me degën e Thesarit për mbylljen e vitit 2014, rezultoi se gjendja e të ardhurave që i përkisnin bashkisë Durrës, më 31 dhjetor 2014, dhe që trashëgohet në vitin 2015, ishte 315 930 380 lekë.
Kjo shumë përbëhet nga taksat e tarifat e bashkisë të papërdorura gjatë vitit 2014 në shumën 44 416 321 mijë lekë dhe nga granti konkurrues për infrastrukturën vendore i çelur dhe i papërdorur në vitin 2014.
Për vitin 2014 nga fondi i zhvillimit të rajoneve për infrastrukturën vendore bashkia Durrës përfitoi fonde për 14 objekte, të cilat do të financoheshin me dy vite 2014-2015. Vlera e kontraktuar e këtyre 14 objekteve është 984 194 575 lekë. Në vitin 2014 kaluan në Thesar 769 334 111 lekë, u likuiduan sipas situacioneve të punimeve faktike 497 820 052 lekë dhe mbetën gjendje 271 514 059 lekë. Në mars të vitit 2015 kaloi dhe diferenca prej 216 215 750 lekë për financimin e plotë të punimeve të këtyre objekteve.
Në buxhetin e vitit 2015 të miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak nr. 242 datë14 janar 2015 në plan këto të ardhura që përmenden më sipër, nuk u parashikuan, sepse rakordimet me degën e Thesarit dhe të gjitha njësitë shpenzuese, sipas udhëzimit të Ministrisë së Financave nr. 28, datë 14 dhjetor 2014, përfunduan më 24 janar 2014, si dhe çelja e fondeve për vitin 2015 për objektet e financuara nga granti konkurrues i infrastrukturës vendore u krye pasi buxheti i vitit 2015 ishte miratuar.
Transparenca / Planifikimi
Shpenzime operative për Bashkinë Durrës 300 000 lekë
Rikualifikim fasadash në qytet 89.142 lekë
Shtesë kontrate Rik. Shëtitorja Taulantia faza I 6.469.297 lekë
Shtesë kontrate Rikualifikim sheshi Liria faza II 30.543.551 lekë
Rik. rr. Erë pranverore 28.419.416 lekë
Rik.rr. Sulejman Pitarka 16.473.778 lekë
Rik.rr. Porto Romano 15.605.217 lekë
Rik. rr. Palombari 3.861.600 lekë
Rik. rr. Durrësi ndër shekuj 4.894.848 lekë
Rik.rr. Tasim Këlliçi 26.454.084 lekë
Rik. rr. Juba 26.899.728 lekë
Rik. rr. Jezerca 25.894.340 lekë
Rik. rr. Rinia Durrsake 8.390.060 lekë
Rik. rr. B. Curri 12.730.601 lekë
Ndërtim rruga paralel me murin e portit 167.159.903 lekë
Supervizim 839.160 lekë
Kolaudim 279.500 lekë
Rikualifikim sheshi Liria 40.579.002 lekë
Supervizim 896.000 lekë
Kolaudim 315.494 lekë
Realizim korsi biçikleta, rr. Pavarësia Plazh 60.560.823 lekë
Supervizim 508.200 lekë
Kolaudim 187.316 lekë
Rikualifikim i nënkalimit, rotondës Ura e Dajlanit / Plepa 42.924.049 lekë
Supervizim 484.200 lekë
Kolaudim 386.821 lekë
/përg. th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/