Duket se marrëveshja qeverisëse Vetëvendosje- LDK është një ditë larg dhe vetëm formale, por në një foto Albin Kurti dhe Glauk Konjufca duken mjaft të gëzuar.
Në një tryezë të përbërë nga anëtarë të Vetvendosjes, një prej tyre Elvis Hoxha ka postuar një foto me Kurtin, Konjufcën dhe Besnik Bilimin ku shkruan se
“Kjo foto nuk është e qartë për shkak të aparatit tim. Por ama njerëzit që më rrethojnë janë të një qartësie politike të mrekullueshme.’’
Nesër LDK do të mbledhë Këshillin e Përgjithshëm të Partisë për të vendosur për koalicionin, por duket se do të jetë një mbledhje formale pasi LDK e mori atë që donte, kryeparlamentarin.
Konjufca nga ana tjetër duket se do të dalë më i humburi nga kjo betejë, pasi do të japë dorëheqjen nga posti që e mori vetëm në dhjetor të 2019, por do të ngushëllohet me një nga ministritë në qeverinë Kurti, e cila do të votohet të hënën.





