Bvlgari emëron Dua Lipën këngëtaren me origjinë shqiptare, si ambasadoren e re globale të markës. Lajmi është bërë i ditur nga Laura Burdese, zëvendësdrejtoreshë ekzekutive e Bvlgari-t, e cila theksoi se Dua Lipa mishëron një vizion bashkëkohor të fuqizimit dhe lirisë që përputhet thellësisht me vlerat e shtëpisë prestigjioze italiane të luksit. Burdese, e cila do të marrë zyrtarisht rolin e drejtoreshës ekzekutive më 1 korrik, duke pasuar Jean-Christophe Babin, u shpreh e entuziazmuar për fillimin e “këtij kapitulli të ri emocionues” së bashku me artisten.
Nga ana e saj, këngëtarja dhe kantautorja tha se është shumë e veçantë të punosh me një markë ikonike si Bvlgari dhe se ndihet e lumtur të jetë pjesë e një shtëpie që mishëron vetëbesim, kreativitet dhe feminitet modern. Ajo shtoi se bizhuteritë e Bvlgari-t gjithmonë i japin pamjes prekjen e fundit perfekte, duke e shndërruar një veshje në një moment të vërtetë.
Ylli i muzikës pop, ka ndarë së fundmi mendime personale mbi sfidat që sjell jeta mes turneve botërore dhe marrëdhënieve në distancë. 30-vjeçarja iu përgjigj një fanseje që kishte emigruar për punë dhe kërkonte këshilla se si të ruante lidhjet me njerëzit e dashur nga larg. “Jam mësuar me këtë ritëm, sidomos gjatë turneve,” u shpreh ajo, duke pranuar se me kalimin e kohës bëhet më e përballueshme, por kurrë plotësisht e lehtë. Sipas saj, dhimbja nuk lidhet vetëm me momentet e mëdha që humbet, por edhe me mungesën e përditshmërisë dhe çasteve të vogla .
Rrjetet sociale janë përfshirë nga spekulimet për një martesë të mundshme mes Dua-a dhe aktorit britanik Callum Turner, pas publikimit të një videoje në TikTok që ka nxitur dyshime për një hap të ri në marrëdhënien e tyre. Në pamjet që po qarkullojnë online, çifti shihet në një restorant në shoqërinë e një organizatoreje të njohur dasmash, duke bërë që fansat të aludojnë se përgatitjet për një ceremoni mund të kenë nisur në heshtje.





