By-Passi i Fierit do të hapet plotësisht javën e ardhshme.
Kjo është konfirmuar gjatë një takimi të Kryeministrit Edi Rama në Derven të Fushë-Krujës, ku nisi puna për ndërtimin e 129 institucioneve arsimore të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Aktualisht ka mbetur për t’u kompletuar vetëm sinjalistika në këtë segment rrugor.
Inxhinierët garantojnë që me kompletimin e sinjalistikës, ky by-pass i rëndësishëm në jug të vendit do të jetë funksional javën tjetër në të dy korsitë.





