Bylisi fiton pas 6 muajsh në kampionat. Një gol i Jurgen Goxhajt në frymën e fundit i ka dhënë tri pikë të arta ekipit ballshiot ndaj Teutës, në një ndeshje ku rastet për gol ishin me pikatore.

Gjithsesi, ballshiotët insistuan deri në fund dhe pas një harkimi të Mëllugjës në zonë, është Goxhaj që realizon me kokë në minutën e 91-të. Për herë të fundit në kampionat ballshiotët kishin fituar më 22 dhjetor 2019 ndaj Luftëtërit 1-0 në “Adush Muça”.