Deputeti durrsak përmes një postimi në Facebook ka komentuar çështjen e shumë diskutuar ditët e fundit, atë të zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm.

Oerd Bylykbashi shprehet se Ramës i duhet një prokuror i përkohshëm që të mbyllë dosjet e korrupsionit të njerëzve të tij, si Tahirit, Dakos, Sejdinit, etj.

STATUSI I PLOTË

Ramës i duhet pak prokurori, se ashtu është një punë…

Nëse ngrihej Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ky këshill do të ngrinte SPAK, prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. SPAK është i pavarur nga Prokurori i Përgjithshëm‎ dhe do të merrte në dorë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda hetimin e dosjes Habilaj/Tahiri, të Dakos, Sejdinit dhe dosjet e korrupsionit.

Prokurori i Përgjithshëm nuk i pezullon dot prokurorët e SPAK.

Duke mos u ngritur Këshilli i Lartë i ‎Prokurorisë, SPAK nuk ngrihet dot, Rama duke shkelur Kushtetutën cakton me 36 votat e tij Prokurorin e Përgjithshëm të përkohshëm që ka në vartësi e mund të pezullojë Prokurorët e Krimeve të Rënda që hetojnë dosjet e nxehta dhe të caktoje ata që do Kryeministri.

Dhe pastaj ka sharlatanë që thone se Rama nuk po kap drejtësinë, por po bën reformë në drejtësi!