Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, është shoqëruar me përplasje mes anëtarëve, kryesisht pas deklaratës së Oerd Bylykbashit.

“Hajdeni tek lala se ju sistemojmë ne”, ishte deklarata e Bylykbashit e cila i referohej aplikimeve për certifikatat e pronësisë, dhe solli reagimin e ministres së Ekonomisë, Anila Denaj.

“Për të gjithë ata që kanë këtë hall nuk e kuptojnë sigurinë juridike. Ju i fusni edhe një herë, është term pak kështu, “hajdeni tek lala edhe një herë sepse ju sistemojmë ne”. Është mekanizëm tipik korruptivë. Mirë ata që janë në hall”, tha Bylykbashi.

“Aplikimi i të gjithë procesit që vjen pas të aprovimit ligjor është online së pari. Çdo përmirësim rregullator që ky komision do të sjellë është i mirëpritur. Duhet të njihni si ndodh kjo. Edhe kjo thirrje “ke lala ta harroni”, pyesni një herë. Keq t’i marrësh keq të mos i marrësh”, reagoi ministrja.

Gjatë kësaj kohe ka pasur edhe ndërhyrje nga Gazment Bardhi, i cili foli me zë të lartë gjatë Komisionit të ligjeve.