DURRËS, 25 shkurt 2015 – Tashmë deputeti i djathtë karzimatik Oerd Bylykbashi konfirmon zyrtarisht në studion e lajmeve të ORA NEWS:

“Nuk do të jem kandidat i PD për kryetar bashkie në qytetin e Durrësit. PD-ja, nëpërmjet një procesi zgjedhor të vitit 2013, më ka ngarkuar një detyrë shumë të rëndësishme dhe jam i dedikuar ta kryej atë në më të mirën e mundshme. Jam i sigurt se PD-ja [Durrës] ka shumë figura të mira”.

Selia qendrore blu ka shpallur kryetarët e 33 grupeve të punës për të mbikëqyrur dhe drejtuar procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për 61 bashkitë, që do të përfaqësojnë opozitën.

SHQUP-i e ka caktuar kryetarin e komisionit parlamentar ad hoc për dekriminalizimin e e Kuvendit, Oerd Bylykbashi, në degën e Lushnjës.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/