Pak orë para protestës së thirrur nga opozita për mosbindje civile, deputeti Oerd Bylykbashi e ka quajtur bërjen shtet sipas qeverisë Rama, Ramistan duke ironizuar se është shtet kandidat për në Bashkimin e Azisë qendrore.
“Nese gjykatat kane rene de facto, ne toke apo nen thunder, askush nuk e garanton zbatimin e Kodit te Procedures Penale, pra shtetasi nuk ka de facto asnje mbrojtje ndaj arbitraritetit te shtetit”, shkruan Bylykbashi në Facebook.
Në sinkron me thirrjen e liderit të partisë së tij, Bylykbashi bën apel për rrëzimin nga pushteti të Edi Ramës.
“Ky Ramistan duhet shporrur nga te gjithe ata qe i thone vetes qytetare, ose do te shihni akoma me keq!”,- shkruan deputeti i Durrësit.
Postimi i plotë i deputetit Bylykbashi:
Ramistan, shtet kandidat per ne Bashkimin e Azise Qendrore
Nje postulat thote: Shteti ka ne dore Kodin Penal me denimet e tij, ndersa shtetasi ka ne dore Kodin e Procedures Penale qe i vendos rregullat shtetit se si te denoje.
Garanti i procedures eshte vetem gjykata.
Kushtetuta nuk ka denime penale por percakton vetem parime procedurale penale per te mbrojtur shtetasin nga shteti. Por Gjykate Kushtetuese nuk ka qe t'i dale zot parimeve. Ajo e ka ulur qepenin me shenimin: Jemi me inventar (veting), kthehemi shpejt.
Gjykata e Larte po jep shpirt para inventarit. As ia fershellen kush kur shkelet procedura dhe protestuesit e Kukesit nuk gjykohen nga Gjykata e Kukesit qe eshte gjykata kompetente ne cdo aspekt, por ceshtja sillet ne kundershtim me ligjin ne Tirane, aty ku Xhafa ka mjaftueshem police qe nuk jane vendali kuksiane qe edhe ata do t'u duhet ta paguajne taksen e Rames per rrugen.
Prokurorja Provizore, mesa duket, ne marrveshjen e bashkepunimit me Xhafen paska patur te perfshire me aneks sekret edhe arrestimin ne shkeje te procedurave ligjore te protestuesve. Kjo garanton frikesimin e protestueve sa here t'u shkoje ne mendje te ngrihen. Sa here shihka tym, asaj i vjen natyrshem betimi, si ai para Rucit.

Gjykata eshte nen rrethim policor. Edhe pse ligji percakton qe gjykimi eshte publik, salla eshte e mbushur me police qe qendrojne me veshtrim te venger para trupit gjykues. Nderkohe ndertesa e gjykates eshte e rrethuar nga policia, e tere rruga eshte zbrazur dhe rrethuar nga policia. Ke duhet te kete me frike gjykata, familjaret e protestuesve ne gjykim qe nuk i lene te qasen as te kangjellat apo dhjetera policet qe kane rrethuar gjykaten? Gjykata duhet te jete e pavarur nga qeveria. Kjo eshte pavaresia?!
Kohet kur Gjykata Kushtetuese rrezonte Aktin Normativ qe bllokonte ligjin e sherbimit civil, apo VKM-ne e IMEI me te cilen shteti kerkonte te pergjonte kedo, apo kohet kur gjykatat rrezonin vendime e akte te qeverise, ato kohe kane mbaruar. Gjykatat kane rene.
Nese gjykatat kane rene de facto, ne toke apo nen thunder, askush nuk e garanton zbatimin e Kodit te Procedures Penale, pra shtetasi nuk ka de facto asnje mbrojtje ndaj arbitraritetit te shtetit. Demokracia eshte procedure. Nuk e them une por eshte postulat. Kjo e ben shtet te se drejtes nje demokraci, perndryshe eshte thjesht pushtet i shumices mbi pakicen, e kete nuk e ndan shume distance nga dhuna e shumices.
Ky eshte Ramistani qe u krijua fale Rrumpalles ne Drejtesi. Kryeministri Rama si nje autokrat, parlamenti si nje shtupe e rreckosur ne doren e tij dhe gjykatat te rrenuara e qe nuk guxojne t'i kundervihen e ta ndalin kete autokrat.
Ky Ramistan duhet shporrur nga te gjithe ata qe i thone vetes qytetare, ose do te shihni akoma me keq!





