DURRES, 17 qershor 2013 – Banorët e lagjes 9 të Durrësit kanë zhvilluar një takim me kandidatët demokratë Oerd Bylykbashi dhe Zamir Ramadani, me të cilët kanë bashkëbiseduar dhe diskutuar rreth platformës së Partisë Demokratike për mandatin e ardhshëm qeverisës.
Kandidati Oerd Bylykbashi e ka vënë theksin tek programi i qartë i Partisë Demokratike për punësimin dhe rritjen e mirëqenies, përmes nxitjes së investimeve dhe zgjerimit të ekonomisë.
Njëkohësisht, ai u ka kërkuar të pranishmëve t’i thonë jo politikës bllokuese të Edi Ramës.
Njerëzit në takim u kanë drejtuar edhe pyetjeve kandidatëve për çeshtje, rreth të cilave ata kërkonin sqarime më të detajuara.





