Kandidati për deputet Oerd Bylykbashi ka zhvilluar një sërë takimesh me qytetarë dhe biznese në lagjen nr.4 të Durrësit.

Në postimin e tij në rrjete sociale, Bylykbashi thekson se qyteti bregdetar “ka nevojë për ndryshim në qeverisje”, ndërsa shpreh bindjen e tij se “Durrësi mund të tregojë se vota e tij e kthen përgjithmonë ekuilibrin zgjedhor”.

“Durrësi ka nevojë për ndryshim në qeverisje, por Durrësi mund të tregojë se vota e tij e kthen përgjithmonë ekuilibrin zgjedhor. Të rinjtë durrsakë duhet të votojnë për një Durrës që nuk e sheh të ardhmen e tij te betoni dhe emigrimi.

Takim me bizneset dhe qytetarë të lagjes 4!”,– shkruan Bylykbashi.

Durrësi ka nevojë për ndryshim në qeverisje, por Durrësi mund të tregojë se vota e tij e kthen përgjithmonë ekuilibrin…

Posted by Oerd Bylykbashi on Thursday, April 8, 2021