Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se Rama po kap drejtësinë.
Nga kryesia e Kuvendit, Bylykbashi u shpreh se dëshmitari kyç i çështjes Habilaj u ekstradua në Itali për të mbrojtur Tahirin.
"Personat që janë në hetim për krim të organizuar, trafik droge në çështjen e famshme "Tahiri-Habilaj", dëshmitarin kyç si Seitaj që është në hetim nga Prokuroria e krimeve të Rënda, me vendim gjykate e transferon në Itali vetëm e vetëm që të mbyllë çështjen Tahiri-Habilaj. Rama është duke bërë çmos që nëpërmjet bllokimit të drejtësisë, me reformën që po kap edhe sot nëpërmjet KLGJ dhe KLP, duke vënë në dispozicion prokurorinë, policinë dhe çdo segement tjetër po bën çmos që të mbrojë Tahirin, mbron veten e vet. Në këtë nuk e lejojmë, do vazhdojmë luftën e fortë sepse pa u dënuar Tahiri dhe kriminelë të tjerë që mbështesin këtë qeveri Edi Rama nuk mund të bëjë drejtësi për shqiptarët."





