Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në një prononcim për mediat ditën e sotme bëri me dije se kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese padinë kundër marrëveshjes për portin e Durrësit.

“Siç e kishim premtuar PD depozitoi në Gjykatën Kushtetuese padinë kundër megaaferës korruptive, për marrëveshjen për Portin të Durrësit. Një grabitje e tillë e pasurisë publike për interesa private nën petkun e investitorëve strategjik por me kompani offshore, pikërisht këtë ne e godasim në Gjykatën Kushtetuese, shpresojmë që Gjykata do qëndrojë në nivelin që pritet dhe të bëjë detyrën e saj”, u shpreh Bylykbashi