Në përfundim të mbledhjes së grupit të punës për reformën zgjedhore, ish-deputeti Oerd Bylykbashi tha se ajo që duhet të kuptojë maxhoranca është se reforma mund të jetë vetëm konsensuale gjithëpërfshirëse për të qene e besueshme dhe për të patur zgjedhje të besueshme.
Paralelisht me mbledhjen e komisionit të reformës zgjedhore në Kuvend, në të cilin ka dhënë qëndrimin e saj se nuk do të marrë pjesë, opozita e bashkuar mblodhi grupin e punës.
"Grupi i punës u mblodh për të vijuar diskutimet mbi qëndrimin për Reformën Zgjedhore. Qëndrimi ynë është i qartë reforma duhet të jetë e plotë. Kodi zgjedhor është i mjaftueshëm për zgjedhje demokratike, por Edi Rama nuk mund të garantojë zgjedhje demokratike. Propozimi është një qeveri kujdestare tranzitore që garanton ndëshkimin e atyre që blejnë votat. Opozita është e angazhuar 100% për reformën zgjedhore, për të garatuar që zgjedhjet janë për zgjedhësit jo për partitë. Rama nuk garanton dhe e ka provuar që jo vetëm nuk garanton dot zgjedhje por edhe vjedh vota. Reforma bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe jo në një komision ku maxhoranca sheh veten e vet sa e shëmtuar është. Reforma mund të jetë vetëm konsensuale gjithëpërfshirëse për të qene e besueshme dhe për të patur zgjedhje të besueshme.", tha Bylykbashi.





