Reforma zgjedhore nuk e zgjidh krizën politike në vend. Kështu u shpreh ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, i cili i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora tha se kjo krizë zgjidhet vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
"Reforma zgjedhore nuk është zgjidhja e krizës politike. Krizën politike në fund fare e zgjidhin vetëm zgjedhjet parlamentare të bëra me garanci dhe bëjnë të mundur që shqiptarët të bëjnë rotacion politik me votë",– rha ish-deputeti Oerd Bylykbashi.
Bylykbashi hodhi poshtë zërat për një përçarje mes PD dhe LSI. Sipas tij, opozita është e bashkuar, ndërsa tha se largimi i Ramës është vetëm çështje kohe.





