Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar sot padinë e PD-së për portin e ri të Durrësit.
Në një status në rrjetet sociale Bylykbashi thotë se padia për portin e Durrësit u rrëzua me dyer të mbyllura dhe se vendimi u mor nën zhurmën e skandalit të kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjicit.
“Marrëveshjen Rama e negocioi me dyer të mbyllura, e miratoi me dyer të mbyllura në qeveri, e ratifikoi brenda një muaji duke shfrytëzuar mungesën e opozitës që kish djegur mandatet, dhe tani po me dyer të mbyllura Gjykata ia rrëzoi padinë e opozitës.”, shkruan ndër të tjera Bylykbashi.
Postimi i plotë:
Vjedhje me dyer të mbyllura
(Si të mbulosh një skandal të zi me një skandal rozë)
Falë reformës në “dredhësi”, Gjykata Kushtetuese mund të gjykojë një çështje për antikushtetuetshmëri, që ka interes publik, me dyer të mbyllura e pa praninë e palëve.
Padinë për Portin e Durrësit e rrëzuan me dyer të mbyllura.
Janë gjykuar me dyer të hapura çështje qindra herë më pak të rëndësishme.
Ama grabitja e pasurisë publike më strategjike të shqiptarëve nuk meritoka debat dhe vëmendje publike! Madje u shpall nën zhurmën e skandalit Gjici.
Marrëveshjen Rama e negocioi me dyer të mbyllura, e miratoi me dyer të mbyllura në qeveri, e ratifikoi brenda një muaji duke shfrytëzuar mungesën e opozitës që kish djegur mandatet, dhe tani po me dyer të mbyllura Gjykata ia rrëzoi padinë e opozitës.
Vjedhje me maska në errësirë.
Kontrata e Ramës me partnerin e tij arab që po hetohet për projekt të ngjashëm në Indi, shkel Kushtetutën dhe sërish do paditet!
All reactions:40Alfred Halilaj and 39 others