Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi ka vizituar një familje në nevojë, e cila sipas demokratit ndodhet vetëm 3 minuta larg qendrës së qytetit bregdetar.
Sipas Bylykbashit, kjo familje është pasqyra e shtetit të padrejtë që i shkel me këmbë qytetarët dhe meqë nuk u merr dot as taksa, as nuk i llogarit.
Ai shkruan në Facebook se tërmeti i 26 nëntorit e la pa banesë këtë familje dhe ndonëse objekti i tyre është klasifikuar DS3, deri tani nuk ka marrë asnjë kompensim.
POSTIMI I PLOTË
Histori mjerimi vetëm 3 minuta larg qendrës së Durrësit.
Tërmeti u dëmtoi shtëpinë që edhe para 26 nëntorit 2019 duhet të kishte qenë në gjëndje të vështirë. Tavani i shtëpisë kishte rënë, dhe dimrat e 2020 dhe 2021 i kishin kaluar në një kasolle në oborr ku mjerimi ishte ulur këmbëkryq pa kushtet minimale jetike. Ndërtesa ishte klasifikuar DS3 por deri tani nuk ishte lëvruar asnjë kompesim sipas ligjit. Dyert e sporteleve u mbyllen sa herë shkojnë për të pyetur, askush nuk mban përgjegjësi dhe tanimë të pafuqishëm janë dorëzuar.
Fëmijë të sëmurë, kryefamiljari i papunë, vetëm një familjar i kualifikuar për një ndihmë sociale prej 18 mijë lekë të vjetra. Ajo familje ishte pasqyra e shtetit të padrejtë që i shkel me këmbë dhe meqë nuk u merr dot as taksa, as nuk i llogarit.
Për shtetin që ka bërë Edi Rama ata janë nënshtetas që shtypen por jo qytetarë me të drejta. Me 25 Prill kjo duhet dhe do të ndryshojë.
Histori mjerimi vetëm 3 minuta larg qendrës së Durrësit. Tërmeti u dëmtoi shtëpinë që edhe para 26 nëntorit 2019 duhet…
Posted by Oerd Bylykbashi on Monday, April 12, 2021





