“Kryetari i bashkisë së Durrësit është prova e dështimit të ndarjes territoriale. Gjithnjë ka menduar në mënyrë shumë të vogël ose është munduar të zvogëlojë problemin ose ta shkarkojë tek të tjerët. Jemi përpara provës që bashkitë e mëdha, si bashkia e Durrësit, e kanë të pamundur të administrojnë territorin”

Kështu ka deklaruar për mediat, kreu i komanduar i degës së PD Durrës, Oerd Bylykbashi, pasi ka inspektuar sot në terren zonat e përmbytura nga lumi Erzen në Katund Sukth.

Bylykbashi ka takuar fermerët e Sukthit e ka biseduar me ata për situatën e krijuar nga përmbytjet. Situata është konsideruar e rëndë nga Bylykbashi, pasi këta banorë janë përmbytur dy herë brenda vitit. 

Kreu i PD Durrës akuzoi bashkinë e Durrësit si përgjegjëse për situatën e krijuar nga përmbytjet, duke thënë se kreu i bashkisë në buxhetin e vitit të ardhshëm ka parashikuar vetëm 200 milionë lekë të vjetra së bashku me grantin e qeverisë.

Sukthi është përmbytur dy herë brenda një viti nga lumi Erzen, ndërkohë që banorët shprehin dëshpërimin e tyre për situatën e krijuar dhe ndihmën e munguar nga autoritetet.

Ndiqni të plotë prononcimin e Oerd Bylykbashit: 

K.H.