Deputeti demokrat dhe njëherazi nënkryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Oerd Bylykbashi, ka reaguar pas deklaratave të deputetit socialist Pandeli Majko lidhur me paralajmërimin e kreut të PD-së Lulzim Basha për djegie të mandateve në rast të trafikimit të votave për miratimin e reformës në drejtësi.

“Gozhda” që Majko përmendi në reagimin e tij, Bylykbashi ia kthen duke treguar historinë e gozhdës së Nastradinit, që në rastin e Kryeministrit, sipas Bylykbashit, do të thotë ruajtje e kontrollit mbi dy institucionet e vetingut.

“Që t’ua themi troç e thjesht shqiptarëve: kërkon vetëm të emërojë ai vetë ata persona që do të vendosin cilët gjyqtarë dhe prokurorë do të largohen dhe cilët do të qëndrojnë në detyrë. Kaq pak, asgjë më shumë. E ku qëndron problemi për kaq gjë?!”, shkruan Bylykbashi në Facebook.

Bylybashi i kujton Majkos se reforma në drejtësi nuk është e një politikani, aq më pak e 33 firmëtarëve të draftit Rama, por “Kushtetuta është themeli dhe çatia e të gjithëve. Duhen patjetër së paku 2 kolona për ta mbajtur, ose do të rrëzohet në kokën e të gjithëve”.

Ja reagimi i deputetit Bylykbashi: