Qeveria ka miratuar në mbledhjen e paradites së sotme, projektligjin për Byronë Kombëtare të Hetimit.

Byroja e Hetimit fillimisht do të jetë në varësi të policisë së shtetit dhe do të ketë në përbërje efektivë policie dhe një prokuror. Objekti i saj do të jetë lufta kundër korrupsionit dhe krimit.

Deputetja socialiste Ermonela Felaj tha për mediat se pr/ligji është miratuar në mënyrë unanime, pa asnjë kundërshtim.

“Kreu i Byrosë do të emërohet nga ministri i Brendshëm me pëlqimin e kryeprokurorit. Hetimet do të jenë nën drejtimin e Prokurorit të Përgjithshëm”, bëri me dije Felaj.