Kryeprokurori Adriatik Llalla kundërshton hapur draftin ligjor të miratuar në Këshillin e Ministrave për krijimin dhe funksionimin e Byrose Kombëtare të Hetimit. Gjatë fjalës së tij, Llalla tha se qëndrimi i tij është i njëjtë me atë të Unionit të Prokurorëve, të cilët e kanë cilësuar draftin si antikushtetues. Vetëm pak ditë më parë, bordi drejtues i Unionit të Prokurorëve të Shqipërisë reagoi për draftin e Byrose Kombetare te Hetimit, duke renditur në kater pika kundërshtimet e tyre, duke i cilësuar me shkelje të rënda të Kushtetutes. Kryeprokruori Llalla i kërkoi prokruorëve të krimeve të rënda, që krahas luftës kundër krimit të organizuar, të fokusohen në mbledhjen e provave që të bindet gjykata për konfiskimin e pasurisë së individëve të përfshirë ne vepra kriminale. Këto deklarata, kryeprokurori Lalla i bëri në analizën vjetore të Prokurorisë për Krime të Rënda, ku i pranishëm ishte edhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, i cili kërkoi të zgjerohet bashkëpunimi mes dy institucioneve.
Byroja Kombëtare e Hetimit, kryeprokurori Llalla: Jemi kundër draftit, është antikushtetues
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Trump: Nuk do ta lejojmë Kinën të na mposhtë në Al dhe kripto
Qëllon me armë në ajër në dasmë, policia nis hetimet ndaj këngëtarit të njohur
Merr flakë një automjet, shkak dyshohet një defekt në impiantin e gazit
Fundjava erdhi! Ja si ta kaloni atë pa stres dhe me energji





