Tiranë, 11 korrik 2014 – Byroja e Kuvendit, e mbledhur pasdite për të marrë vendime në lidhje me sherrin e një dite më parë në ambientet e Kuvendit, ka vendosur që të përjashtojë me 7 ditë deputetin socialist Arben Ndoka dhe me 3 ditë deputetin tjetër të PS, Pjerin Ndreu.

Të dy akuzohen se kanë goditur deputetin demokrat, Genti Strazimiri.Ndërkohë Byroja vendosi masën e dënimit me ‘vërejtje’ për Strazimirin.Sherri nisi pas një debati në sallën e Kuvendit. Deputetët u konfliktuan jashtë sallës dhe larg kamerave.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/