Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale tregon përmes një postimi në Facebook se çfarë kujdesi të veçantë duhet të ndërmarrin pacientët me Hemofili për t’u mbrojtur nga COVID-19.
Në postim thuhet se, që të minimizojnë rrezikun për t’u prekur nga COVID-19, ata duhet të zbatojnë me përpikmëri rekomandimet për distancimin social dhe mbajtjen e higjenës vetjake.
Sipas ministrisë, pacientët e çfarëdo moshe të diagnostikuar me Hemofili janë në një risk të lartë për të zhvilluar simptoma serioze të COVID-19.
“Çfarë kujdesi të veçantë duhet të ndërmarrin pacientët me Hemofili për t’u mbrojtur nga COVID-19?
Si të gjithë pacientët e tjerë me sëmundje kronike, edhe pacientët me Hemofili duhet të ndërmarrin disa masa paraprake që të minimizojnë rrezikun për t’u prekur nga COVID-19 duke zbatuar me përpikmëri rekomandimet për distancimin social dhe mbajtjen e higjenës vetjake.”
Shënim* Hemofilia ёshtё njё çrregullim i koagulimit (mpiksjes) tё gjakut. Personat me hemofili kanё mungesё tё faktorёve tё koagulimit, proteinave qё kontrollojnё dhe ndalojnё hemoragjinё qё ndodh nё organizёm. Pёr fat tё mirё ajo ёshtё njё sёmundje e rrallё, vetёm 1 nё 10,000 persona lindin me Hemofilinё A dhe 1 nё 50,000 persona me Hemofilinё B.
Për më shumë informacion kliko këtu: http://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2015/04/Hemofilia.pdf





