Acidi desoksiribonukleik, shkurt ADN (anglisht – DNA) është një acid nukleik (bërthamor) zakonisht në formën e një spirali (dredhe) të dyfishtë që përmban udhëzime gjenetike përcaktuese për zhvillimin biologjik të të gjitha formave qelizore të jetës, dhe të shumë vireve. ADN është një polimer i gjatë i nukleotidës dhe kodon renditjen e acidit aminoik i gjendur ndër proteina duke përdorur kodin gjenetik, një kod trinjak i nukleotideve.

28 shkurt 2015 –  Në tërësinë e qelizave eukariotike si të atyre të bimëve, kafsheve, kërpudhave dhe protistëve, shumica e ADN-ve është e vendosur në bërthamë. Në dallim me qelizat e thjeshta të quajtura prokariote, duke perfshirë eubakterian dhe arkaean, ADN nuk është e ndarë nga citoplazma me nje cipë berthamore. Organelet qelizore të njohura si kloroplaste dhe mitokondri gjithashtu përmbajne ADN.

ADN-ja përmendet shpesh si një molekulë e trashëgimisë, si përgjegjëse për përhapjen e shumicës së veçorive të trashëguara. Tek njerzit këto veçori mund të shtrihen nga ngjyra e flokëve deri tek sëmundjet prekëse. Gjatë ndarjes qelizore, ADN dyfishohet dhe mund të tejçohet të pjellë gjatë riprodhimit. Studimet që merren me prejardhjen mund të bëhen duke u bazuar në faktin se ADN mitokondrinore rrjedh vetëm nga nëna, dhe kromozomi Y mashkullor rrjedh nga babai.

ADN-ja e çdo njeriu, pra gjenet e tyre, trashëgohen nga të dy prindërit. ADN mitokondrinore e nënës së bashku me njëzetetre kromozoma nga secili prind bashkohen të formojnë genin e zigotës, veza e pllenuar. Si përfundim, me përjashtim të qelizave të kuqe të gjakut, shumica e qelizave njerzore përmbajnë 23 palë kromozomesh, së bashku me ADN mitokondrinore të trashëguar nga nëna.

Është dekoduar gjithashtu ADN-ja që besohet se është ADN-ja e njeriut më të lashtë në botë e që është zbuluar në një shpellë të Spanjës. Shkencëtarët besojnë se mbetjet e këtij njeriut janë të lashta mbi 400 mijë vjet.

Kjo arritje shkencore do të kontribuojë në zgjerimin e njohurive nga fusha e gjenetikës si dhe atyre përkitazi me evolucionin e njeriut.

Eshtrat e njeriut që u analizuan janë zbuluar në lokacionin e lashtë arkeologjik të qytetit Atapuerka në Spanjë. Studiuesit pohojnë se në këtë lokacion para 400 mijë vjetësh mund të kenë qenë varrezat e banorëve që kanë jetuar në të kaluarën aty.

Për banorët e Ataperkës nuk ishte ndonjë risi kjo gjetje, sepse ata me shekuj atë lokacion e kanë quajtur shpella e eshtërave.

“Tani mund të studiojmë ADN-në e paraardhësve tonë dhe të kthehemi në gjenezën e tyre qindëra mijëra vjetë prapa: , ka deklaruar shkencëtari Svante Pabo, Drejtor i Institutit Maks Blank për antropologjinë e evolucionit me seli në Lajpcig.

Adn-ja më e vjetër e studiuar deri më tash daton diku 80 mijë vjetë më heret dhe është e mbetjeve të njeriut të zbuluara në Azi.

Këto zbulime dhe studimi i gjenezës së njeriut përmes ADN-së na shpie në përfundimin se zhvillimi i qenjeve njerëzore në të shkuarën e largët ka qenë shumë më kompleks sesa që është menduar deri sot në botën shkencore".