- Lulet janë më shumë se aromë dhe dekorim.
21 shkurt 2015 – Edhe pse ne ndoshta nuk jemi të vetëdijshëm, lulet janë pjesë e karakterit tonë. Lulet e ndryshme që ne i dhurojmë në ditëlindje, dasma, ose kur dikush sëmuret a vdes simbolizojnë diçka dhe janë të tregues i thellë i karakterit tonë.
A e dini që një trëndafil nuk prezanton gjithnjë mirësi?
Çfarë po përpiqet të komunikojë dikush që ju dhuron një tulipan? Lulet, nëse i kuptojmë janë shumë më shumë se vetëm një dekorim.
Trëndafili
Lulja që më së shpeshti i dhurohet njerëzve, padyshim është trëndafili. Bima e ka origjinën nga Azia, ku është rritur para mijëra viteve dhe civilizimet e konsideruan si akti i Zotit. Në ditët e sotme, trëndafili konsiderohet si imazh i bukurisë dhe dashurisë, dhe rëndësia e saktë varet nga ngjyra e tij.
Simbolizmi i ngjyrave
Trëndafilët e kuq janë simbol i dashurisë dhe pasionit, një lloj mesazhi për njeriun që doni, prezanton kurajo dhe respekt._4.jpg)
-
Trëndafili i bardhë simbolizon bukuri dhe dashuri të vërtetë, dhe së fundmi simbolizon dhe qetësinë mendore. Nese lulja është e mbyllur, kinse do të thotë që vajza është shumë e re për lidhje serioze.
-
Trëndafilët e kuq dhe të bardhë së bashku përfaqësojnë bashkim, mirëkuptim dhe plotësim.
Dashuri apo thjesht simpati?
Në përgjithësi, ngjyrat e bardha konsiderohen përfaqësuese të butësisë, simpatisë dhe shoqërisë. Ndërsa ngjyrat më të mbyllura, zakonisht përçojnë mesazhe më të forta.
Sasia ka gjithashtu rëndësi
Ia vlen të përmendet që një trëndafil i vetëm prezenton thjeshtësi, ndërsa 2 lule të bashkuara shpallin fejesën ose martesën e ardhshme. Një tufë trëndafilash ende të pa- çelura simbolizon rini dhe pafajësi, ndërsa kur trëndafilat janë krejt të hapur, ata nënkuptojnë mirënjohje ose dashuri.
Një karafil për emocione të thella
Një karafil prezanton pajtim dhe emocione shumë të thella, e sidomos shoqëri shumë të ngushtë. Ngjyra e bardhë nënkupton lumturi ose dashuri, ndërsa e kuqja pasion dhe dashuri. 7 karafila të kuq duhet t'i dhurohen dikujt që doni t'i fitoni zemrën. 
Lulebora e pafajshme
Me qenë se lulebora është një lule që rritet në fusha, ajo prezanton pastërti, pafajësi, besnikëri edhe durim. Kjo lule, e cila ka qenë e njohur për shumë mileniume, është përdorur sidomos nga egjiptianët për të dekoruar produktet e qeramikës, ndërsa piktorët e kohës mesjetare e kanë përdorur si motiv. Rekomandohet që lulebora t'i jepet një personit të lumtur, optimist dhe të ndershëm.
Një zambak për pjellori dhe besnikëri
Në përgjithësi, zambaku është simbol i fertilitetit, pastërtisë, mençurisë, besimit dhe bukurisë. Një zambak i portokalltë prezanton urrejtje, e bardha pafajësi dhe pastërti, kurse e verdha mirënjohje e kënaqësi.
Besnikëria, dashuria dhe përkushtimi gjithashtu mund të shprehen me një manushaqe.
Dashuria perfekte
Shumë njerëz gabimisht besojnë se shtëpia e tulipanëve është Hollanda. Kjo lule, në fakt e ka origjinën nga Perandoria Osmane, ku ajo ishte e lidhur me emocione të mrekullueshme. Më vonë, tulipanët u janë atribuar mallit dhe dashurisë së përsosur.
Dëgjoni mesazhin e fshehur
Lulet ende mbajnë një rëndësi të madhe simbolike. Kur ju merrni një lule nga dikush, ju duhet të jeni në gjendje të perceptoni mendimet e personit të dashur. Kur të ndaleni për të pëzgjedhur e dhuruar lule, kushtojini vëmendje mesazhit të tyre simbolik, përveç ngjyrave, kundërmimit dhe bukurisë së tyre.





